Home / Bota / Rusia as që do t’ia dijë për ultimatumin e Biden, ja cili është reagimi I Moskës

Rusia as që do t’ia dijë për ultimatumin e Biden, ja cili është reagimi I Moskës

Presidenti Joe Bien sfidoi Presidentin rus Vladimir Putin duke kërkuat që ai të lirojë menjëherë dhe pa kushte udhëheqësin e opozitës Alexey Navalny. Ky qëndrim i Presidentit Biden është një ndryshim i madh krahasuar me ish-presidentin Donald Trump. Nga ana tjetër, Kremlini ka hedhur poshtë atë që e cilësoi si “ultimatum” nga Presidenti Biden.

Mbarë bota ndoqi këtë javë dënimin me burg nga një gjykatë në Moskë të udhëheqësit opozitar Alexey Navalny me dy vjet e tetë muaj të tjera. Zoti Navalny sapo ishte kthyer në vendin e tij pas një sulmi gati vdekjeprurës me gaz nervor, që besohet gjerësisht se ishte urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin.

Presidenti Joe Biden i bëri thirrje Putinit që të lirojë menjëherë opozitarin Navalny.

“Ia bëra të qartë Presidentit Putin, në një mënyrë shumë të ndryshme nga paraardhësi im, se kanë marrë fund ditët kur Shtetet e Bashkuara i kthejnë shpinën veprimeve agresive të Rusisë – ndërhyrja në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike, helmimi i qytetarëve të saj.”

Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të dënojnë Rusinë. Në Moskë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i quajti komentet e zotit Biden “agresive dhe jokonstruktive”.

“Çdo aludim për një ultimatum është absolutisht i papranueshëm për ne. E kemi thënë që nuk do të marrim parasysh deklarata të tilla që duan të na imponojnë”,tha zëdhënësi Dmitry Peskov.

Ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, thotë se helmimi i zotit Navalny dhe më pas arrestimi i tij do ta bëjë praktikisht të pamundur që administrata e Presidentit Biden të ketë marrëdhënie diplomatike normale me Moskën.

“Besoj se zotit Putin i pëlqen t’i ketë Shtetet e Bashkuara si një armik. Ai mendon se kjo është e dobishme për të në politikat e tij të brendshme.”

Opozitari Navalny e ka ironizuar Putinin dhe ka dokumentuar korrupsionin e tij, duke thënë se presidenti rus do të hyjë në histori si “Vladimiri, Helmuesi i Ndërresave”. Stephen Sestanovich i Këshillit për Mardhënie me Jashtë thotë se Putini e shikon politikanin e opozitës me seriozitet vdekjeprurës.

“Navalny po krijon një lloj sfide me të cilën Putini nuk është përballur prej shumë kohësh, demonstrata në më shumë se 100 qytete ruse, nga të gjitha grupmoshat, që kanë shtuar vëmendjen tek korrupsioni i regjimit.”

Zoti Sestanovich thotë se Putini tani do të marrë parasysh qëndrimin e administratës së Presidentit Biden për të shqyrtuar se si do të trajtohet opozitari Navalny dhe protestuesit që ai frymëzon./VOA

Check Also

Pedagogia e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, denoncon ryshfetin dhënë kandidates për deputete të PS

Pedagogia e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, denoncon ryshfetin dhënë kandidates për deputete të PS …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − ten =