Home / Editorial / RUHUNI NGA MARRËDHËNIET “E SHKËLQYERA” ME GREQINË!

RUHUNI NGA MARRËDHËNIET “E SHKËLQYERA” ME GREQINË!

Nga Shaban MURATI –

Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Jugosllavinë, kur ishte satelite e saj. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Bashkimin Sovjetik, kur ishte satelit i tij. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Kinën, kur ishte satelite e saj.

Në mbrëmjevonën e 15 shtatorit kryeministri shqiptar, pas një darke intime në Athinë me kryeministrin grek, nuk dihet pse shpërtheu në një patetizëm enokulturor dhe deklaroi në emfazë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të shkëlqyera.

Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, që nuk njeh çeshtjen çame, që kërkon autonominë e “Protokollit të Korfuzit” për minoritetin grek, që të ka grabitur ujrat e Vjosës, që në tetor 2019 abstenoi në samitin e BE kur votohej për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE, etj.

Këtë paradoks vetëm udhëheqës raja dhe shtete raja mund ta besojnë.

Shqipërisë i duhen marrëdhënie normale me shtetet fqinjë, për “të shkëlqyerat” nga tremb historia jonë kombëtare.
Të dashur shqiptarë, ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë!/ Marrë nga Arbërianews.net/

Check Also

Arrestohet 20 vjeçari në Lezhë, ja çfarë e çoi pas hekurave

Policia e Lezhës ka arrestuar një person gjatë kësaj të mërkure. Shtetasi A.R, 20 vjeç, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 1 =