Home / Aktualitet / Rudina Hajdari shpall kandidaturën për deputete në Elbasan

Rudina Hajdari shpall kandidaturën për deputete në Elbasan

Rudina Hajdari do të kandidojë për deputete në qarkun e Elbasanit. Lajmin e ka bërë vetë të ditur nëpërmjet një mesazhi në profilin e saj zyrtar në “Facebook” ku thotë se do të kandidojë në siglën e ‘Nismës Thurje’.

Ajo kërkon mbështetje dhe thotë se ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim.

“Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.
Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë.
Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen.
Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit.
Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit.
Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al.
Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim.
Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë.
Eja bashkohemi!
Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!
Ju falenderoj nga zemra 🤗”, shkruan Hajdari.

Check Also

Shkencëtarët ende në dilemë, cilat janë efektet e njohura që viruset shkaktojnë në tru

Në pandemitë e hershme mbi njerëzimin, mjekët vigjilentë vunë re se përveç sëmundjeve të zakonshme, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × one =