Home / Kryesore / Ruaju të të ruaj!

Ruaju të të ruaj!

Grid Rroji/

Ka një përpjekje idiote për t’ju mbushur mendjen njerëzve që po vdesin përditë se virusi nuk ekziston, është si gripi normal, maskat s’bëjnë punë, se burri nuk vendos maskë etj.
Me demek kjo quhet opozitarizëm ndaj Ed Ramës,i cili nga ana e vet lan lesh në ju duke u tallë sipas midésë. Ed Ramën, një pleh si të gjithë ata që ka përballë, skeni mendere me e hedhë nga froni prej nga ju sundon si dele, po i bëni “opozitë” duke mos vënë maskën. Medet, medet, qesh të mos qash i thonë kësaj.

Siç thotë populli i mençur shqiptar budallallëku s’ka brina. Unë do shtoj edhe se skllavëria s’ka brina. Vetëm skllevërit manipulohen kaq lehtë. Vetëm skllevërit nuk duan e nuk dinë me e mbrojtë jetën e vet, pasurinë më të çmuar që kemi. Vetëm skllevërit e kënaqur nuk duan të çlirohen nga padronët dhe mjaftohen duke “i dhënë drejtim” sa me një skllavopronar e sa me tjetrin. Vetëm skllevërit nuk kanë nder e komb por veç untì për pare, seks, dhe poshtërsì. Vetëm skllevërit mendojnë se dinë gjithçka kur nuk dinë asgjë. Vetëm skllevërit e shohin paranë si pikëmbërritje e jo si pikënisje në jetë. Vetëm skllevërit besojnë gjithfarë sharlatani që fryhet si gjel televizioneve duke koviduar marrina pa fund. Vetëm skllevërit nuk rebelohen ndaj skllavëruesve por urrejnë e përqeshin ata që ju thonë të vërtetën.

Ju duket arrogancë kjo nga ana ime? E di, të gjithë ju me pare poshtë dyshekut po nënqeshni tani, “e kush je ti me na shà ne?” Bukur fort, ja një pyetje interesante për të gjithë ju që i keni dhënë drejtim jetës: ku je ti (si individ, shoqëri, komb) sot, pse, si ke mbërritë këtu dhe çfarë po bën për me dalë nga kjo gjendje?

Le që unë kot flas, se jam për punë tashi dhe kam në mend me u marrë vetëm me familjen e me miqtë e mi. Atyre (dhe vetëm atyre se ju e dini më mirë) u them atë që na mëson Zoti, ruaju të të ruaj. Të tjerat janë përralla.

Një ditë të mbarë të gjithëve, përfshi edhe kovidiotë e kovidiote. Inshalla se keni rrisk, se për njat bukë me krunde serbe që keni nëpër tavolina, po ju zuni ju vuni përfund. Dhe skllevërit nuk i numëron kush në të gjallë e jo më të vdekun

Check Also

Puna, dashuria… ja parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Dashi Bëni kujdes me paratë apo transfertat bankare sot. Çfarëdolloj gjëje të nisni, mundësitë që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + eighteen =