Home / Aktualitet / RRUGËTUESI MË I ÇUDITSHËM QË 2021 E GJETI DHE E LA NË SARANDË

RRUGËTUESI MË I ÇUDITSHËM QË 2021 E GJETI DHE E LA NË SARANDË

Thoma NIKA-

– 4 vite rreth Globit, me një karrocë dhe një dedikim-

Indiani që i bie rrotull botës me këmbë, është padyshim i pari rrugëtar i çuditshëm që 2021 e zuri dhe e la në Sarandë.
Nitin thotë se në asnjë qytet të 42 shteteve që u ka rënë rrotull, nuk ka qëndruar kaq gjatë sa në Sarandë.
I shtruar në shetitoren e saposhtruar buzë detit të Sarandës, ai është në meditimin e tij.
Për kalimtarët kurreshtarë, ka lënë si CV të hapur karrocën bashkëshoqëruese në udhëtimin e tij mistik.
Mbishkrimi që ka vendosur mbi karrocë, sqaron se dedikimi i rrugëtimeve të tij është 150-vjetori i Mahatma Gandhi.
Shqipëria nuk mund të ishte e përjashtuara e rrotullimit të tij 4 vjeçar rreth botës, pasi thotë se di që ky është Atdheu i Gruas së Madhe, Nënës Terezë, që shërbeu dhe dha frymë me frymën e vet në Indi.

Check Also

Ligjvënësit paralajmërojnë për kërcënimin rus ndaj Radios Evropa e Lirë

Pesë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë thirrje Presidentit Biden t’i kundërvihet asaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =