Home / Aktualitet / Rritja e shifrave, sqaron mjeku Tritan Shehu: “Duhet strategji, nuk kemi të bëjmë me një rishfaqje të virusit”

Rritja e shifrave, sqaron mjeku Tritan Shehu: “Duhet strategji, nuk kemi të bëjmë me një rishfaqje të virusit”

Ditën e sotme, u konfirmuan 42 persona me koronavirus, gjë që ka shtuar shqetësimin për një shpërthim tjetër të pandemisë.

Mjeku Tritan Shehu, u shpreh për faxnews se nuk kemi të bëjmë me një rishfaqje të virusit, por duhet një ristrukturim i gjithë sisitemit.

“Unë e kam thënë që situata, kurba ka qenë e pa besueshme, pa trend. U nis që në fillim gabim që nga masat e marra. Vazhdojmë të jemi në një amulli të plotë, nuk shfrytëzojmë rezervat e brendshme siç janë mjekët e familjes” tha mjeku.

Shehu u shpreh se kjo Qeveri po na renditi në fund të Botës, reagon me cinizëm e arrogancë.

Dështim i plotë i qeverisë edhe në bazë të shifrave të të infektuarve, më të larta se kurrë, dhe për çudi edhe rezultatet e të testuarve komunikohen vetëm nëpërmjet telefonit. Gjithashtu kemi një mungesë të një strategjie e kriteresh që ka prodhuar atë kurbë.” u shpreh Shehu.

Mjeku tha se mos aktivizimi i mjekut të familjes e gjendjes së pa pranueshme të strukturave spitalore qeveria tenton t’i fshehi pas akuzave cinike ndaj personelit për gjoja mos respektim të rregullave prej tij, kur në fakt ai u la i pa mbrojtur e i pa testuar, duke u bërë viktimë e gjendjes së përgjithshme.

”Hedhja me cinizëm e përgjegjësisë tek qytetarët kur këta as me maska nuk janë pajisur, a me keq kanë pësuar një krim kundër ‘njeriut’ nga grumbullimi i qindra forcave e provokimi i protestave me prishjen e Teatrit apo deklaratave absurde si ajo e përsëritjes së infektimit tek një i shëruar. Dhe inagurimit të strukturave fantazëm me emërtime absurde si ai ‘spital-karantinë’, gjë që nuk egziston as si koncept.”

Sipas Shehut në këto kushte duhet ndërtuar nga themeli një strategji reale e bazuar edhe në konkluzionet e fundit shkencore si ai që asimptomatikët janë një burim shume i vogël përhapje.

Duhet bërë liberalizim të të dy llojeve të testimeve të tilla në të gjithë vendin për qytetarët që dëshirojnë.

Testim publik virusal e imunologjik për çdo qytetar me temperaturë mbi 37,5 në bazë të rekomandimit të mjekut të familjes.

Sigurim i masave mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor. Sigurim i maskave kirurgjikale për qytetarët. Përmirësim i strukturave të terapisë intensive e spitaleve në qendër e periferi.

Por fatkeqësisht kjo qeverisje nuk ka as vullnetin e as kapacitetet për të realizuar atë që duhet”, u shpreh Shehu.

K.Gj

Check Also

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë/ BE e gatshme të ndez frymën e bashkëpunimit mes palëve

Gjermania dhe Franca dëshirojnë të rigjallërojnë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Samiti mbahet të premten. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + sixteen =