Home / Aktualitet / Rritja e frikshme e kurbës së infektimeve në vend, Ruçi mbledh në Kuvend ‘pleqësinë’

Rritja e frikshme e kurbës së infektimeve në vend, Ruçi mbledh në Kuvend ‘pleqësinë’

Ditën e sotme po mbahet në selinë e Kuvendit të Republikës Konferenca Shkencore “Pandemia dhe rimëkëmbja”, ku flitet për situatën e koronavirusit në vend dhe masat e marra për përballimin e Covid-19.

Në këtë diskutim mes akademikëve dhe politikanëve pritet të futen në filtër dhe të analizohen të gjitha faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e kurbës së infektimeve.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, në fjalën e mbajtur në konferencë, deklaroi se qeveria është e përgatitur për të përballuar Covid-19, kurse shtoi se situata kërkon më shumë bashkëpunim të qytetarëve dhe ekspertëve shëndetësorë.

“Kuvendi dhe parlamentarët u përgatitën për koronavirusin. Tërmeti na kujtoi se ligjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen nga fenomenet e natyrës duhet të rregullohen. Përballimi i pasojave të tërmetit kërkonte lidership teknik. Përballimi i pandemisë është një sfidë shumë e madhe.

Përballimi i pandemisë kërkon lidership, që kërkon bashkëpunim të qeverisë me qytetarët. Kërkuam nga qytetarët bashkëpunim dhe pjesëmarrje. Pandemia ka shkaktuar pasoja ekonomike e sociale si dhe thellim të pabarazisë sociale”, tha Ruçi.

Gramoz Ruçi nënvizoi se gjithë shoqëria duhet që të ndihet përgjegjëse dhe të kontribuojë me marrjen e masave, që të mund të shmangë sa më shumë përhapjen e koronavirusit.

“Pandemitë dhe epidemitë nuk janë vetëm përgjegjësi e qeverisë, por edhe e qytetarëve. Kërkohet ndarje e përgjegjësive mes qeverive, ekspertëve, mjekëve dhe qytetarëve. Edhe pse pandemi, mësimet janë mbajtur. Sa më shumë të hapemi, aq më shumë kujdes duhet të bëjmë.

Kjo pandemi tregoi se globalizimi ka të mirat, por mund të kthehet edhe në kërcënim, nëse nuk marrim masa. Situata varet nga masat mbrojtëse. Jeta na është bërë për të jetuar dhe duhet bërë gjithçka për ta mbrojtur atë. Në sistemin shëndetësor duhet të korrigjojmë disa pjesë, që të mbrojmë shëndetin publik”, deklaroi Ruçi.

Check Also

Kriza e pandemisë/ Italia më e varfër se kurrë

Agjencia Kombëtare e Statistikave – ISTAT – tha të enjten se numri i njerëzve në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 10 =