Home / Aktualitet / Rritet zemërimi ndaj presidentit Biden, ekspertët: Politikë e turpshme/ Dëbimi i 14 mijë emigrantëve në kufirin me Teksasin

Rritet zemërimi ndaj presidentit Biden, ekspertët: Politikë e turpshme/ Dëbimi i 14 mijë emigrantëve në kufirin me Teksasin

Imazhet e agjentëve të kufirit të Shteteve të Bashkuara me kapele kauboji që kapin frerët si kamxhikët mbi kuaj, ndërsa përpiqen të shtyjnë emigrantët haitianë përtej lumit Rio Grande në Meksikë kanë rritur zemërimin ndaj presidentit të SHBA Joe Biden.

Menjëherë pas ngjarjes presidenti Biden u detyrua të ndërpresë praninë e tyre në kufi dhe të dëbojë shumicën prej më shumë se 14,000 Haitianëve të cilët janë vendosur në një urë në Teksasin jugor me shpresën për të marrë azil në SHBA.

Sipas Aljazeera mbështetësit e emigracionit dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë thënë se politika “e turpshme” e dëbimit e vendit dhe trajtimi i azilkërkuesve nga Haiti mund të jetë një shkelje e ligjit ndërkombëtar , ndërsa i dërguari special i SHBA në Haiti dha dorëheqjen për atë që ai e quajti vendimin “çnjerëzor” për t’i dëbuar ata.

Por avokatët gjithashtu vunë në dukje se skenat në kufirin jugor ishin krejtësisht të ndryshme nga pritja që mijëra refugjatë afganë morën në SHBA vetëm disa javë më parë, duke nxitur më shumë kritika ndaj politikave të administratës së Biden për imigracionin.

Check Also

Jep dorëheqje Boiken Abazi nga drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Boiken Abazi jep dorëheqje drejtimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Përmes një postimi në profilin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 4 =