Home / Bota / Rriten tensionet Rusi-BE/ Dëbohen 3 diplomatët e rëndësishëm

Rriten tensionet Rusi-BE/ Dëbohen 3 diplomatët e rëndësishëm

Rusia ka dëbuar tre diplomatë nga Gjermania, Suedia dhe Polonia të cilët i akuzon si pjesëmarrës në protestat që u mbajtën në mbështetje të aktivistit të opozitës Alexei Navalny, i cili u burgos në fillim të kësaj jave.

Ministria e jashtme ruse tha se të tre morën pjesë në “demonstrata të paligjshme” në 23 Janar.

Vendet e origjinës së diplomatëve kanë dënuar dëbimet, ashtu si edhe BE. Dëbimet u njoftuan vetëm disa orë pasi shefi i punëve të jashtme të BE Josep Borrell u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.

Qindra mijëra njerëz morën pjesë në protesta në mbështetje të Z. Navalny në të gjithë Rusinë në 23 dhe 31 Janar. Mijëra u arrestuan.

Gjermania denoncoi dëbimin si “në asnjë mënyrë të justifikuar” dhe tha se nuk do të “qëndronte pa përgjigje” nëse Rusia nuk rishikonte vendimin.

Suedia tha se pretendimi se diplomati i saj mori pjesë në protestë në 23 janar ishte i pabazuar dhe tha se ajo rezervonte të drejtën për një përgjigje të përshtatshme.

Polonia tha se dëbimi mund të çojë në “thellimin e mëtejshëm të krizës në marrëdhëniet dypalëshe”.

Borrell, në emër të BE, tha se ai “dënoi me forcë këtë vendim dhe hodhi poshtë pretendimet se ata kryen veprimtari të papajtueshme me statusin e tyre si diplomatë të huaj“.

Megjithatë, z. Lavrov u përgjigj se çdo sanksion evropian mbi trajtimin e z. Navalny do të ishte i paligjshëm.

Kreu i opozitës ruse Navalny u dënua me 3.5 vite burg këtë javë për një ngjarje të vitit 2014, për të cilën kreu i opozitës thotë se Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi se ai ishte i pastër.

Check Also

U përgëzua për strategjinë anti COVID, ky shtet europian goditet nga vala e tretë e pandemisë

Vala e tretë e pandemisë duket se ka filluar në Suedi, njoftoi sot Agjencia Suedeze …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 12 =