Home / Aktualitet / Rriten sërish shifrat/ “Bum” rastesh të reja me COVID-19 në Shqipëri, 2 viktima në 24 orët e fundit

Rriten sërish shifrat/ “Bum” rastesh të reja me COVID-19 në Shqipëri, 2 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se nga 932 teste të bëra, ka 155 raste të reja me Coronavirus. Në 24 orët e fundit, Ministria njoftoi se humbën jetën 2 persona.

Fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetare nga Tirana, një 61 vjeçare dhe një 69 vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët dhe bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.
“Bizneset duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
E vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e SARS COV 2 është të zbatojmë masat e higjenës, distancimit fizik, mbajtjen e maskave dhe barrierave mbrojtëse dhe shmangien e grumbullimeve të cdo lloji. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19,” njoftoi ministria.

Check Also

Ideja e multilateralizmit krijon harmoni, ekuilibër dhe drejtësi në botën e sotme

Nga Enver Bytyçi- Gjatë shekullit XIX bota dhe sidomos Europa ruajtën ekulibrat e paqes permes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 1 =