Home / Aktualitet / Rrëzohet për të katërtën herë kërkesa për liri e Enkeleda Hoxhës

Rrëzohet për të katërtën herë kërkesa për liri e Enkeleda Hoxhës

Është rrëzuar për të katërtën herë kërkesa për lirim e ish-gjyqtares së Krujës Enekeleda Hoxha. Gjykata nuk ka pranuar ankimimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të paraqitur nga Enkeleda Hoxha.

Gjykata njofton se vendosi “mospranimin e ankimit nr. 72 akti datë 12.03.2021 ndaj vendimit nr. 85 datë 09.03.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar paraqitur nga mbrojtësi i kërkueses/ankueses E.H.”

Gjyqtarja akuzohet se ishte pjesë e një grupi personash të arrestuar nën akuzën “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që drejtoi hetimin, kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë kriminale, sipas së cilës të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës përfitonin ulje dënimi duke dhënë sasi parash nga 6-12 mijë euro.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 1 =