Home / Bota / Rrëzohet helikopteri, vetëm një i mbijetuar

Rrëzohet helikopteri, vetëm një i mbijetuar

Një helikopter u rrëzua në Alpet Franceze, duke i marrë jetën 5 personave që ndodheshin në bord. Sipas BBC, helikopteri që ishte në pronësi të një kompanie private, po kryente një operacion shpëtimi kur u rrëzua pranë qytezës së Bonvillard, në zonën e Savoie.

Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë, por zyrtarët thonë se mund të ketë ardhur si pasojë e motit të keq. Alarmi u dha nga piloti, i cili arriti të dilte në kohë nga helikopteri dhe u gjet i plagosur rëndë.

Helikopteri i përket Service Aérien Français, një kompani private që kryen misione të kërkim-shpëtimit dhe shërbime të tjera nëpër Francë.

Në një postim në Twitter, Presidenti Francez, Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.

Check Also

Disa ditë pas ikjes së Trump, Pompeo paralajmëron deklaratën që do zbulojë të vërtetën e Covid

Veprimi i fundit i administratës në largim të Donald Trump do ti referohet koronavirusit dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 11 =