Home / Bota / Rrëzohen raftet e supermarketit, vdes 21 vjeçarja (VIDEO)

Rrëzohen raftet e supermarketit, vdes 21 vjeçarja (VIDEO)

Raftet e një supermarketi në Brazil kanë rënë mbi njëri-tjetrin në një efekt domino që shkaktoi vdekjen e një punonjësje dhe plagosjen e 8 të tjerëve. Viktima është identifikuar si 21-vjeçarja Elane de Oliveira Rodrigues.

Ishin klientët dhe punonjësit e tjerë ata që ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve nga poshtë produkteve.

Më pas, policët dhe zjarrfikësit nisën një operacion për kërkimin e personave të tjerë që mund të kishin mbetur poshtë rafteve të rrëzuara. Operacioni zgjati 11 orë dhe fatmirësisht nuk u gjetën të tjerë viktima.

Po hetohet për shkakun e këtij aksidenti, por dyshohet se një nga makineritë që ngrenë mallra mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

Check Also

Grabitet me armë vila e Luca Tonit, brenda ishin edhe fëmijët e ish sulmuesit

Ish kampioni i botës me Italinë dhe fituesi i Këpucës së Artë në sezonin 2005-2006, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − two =