Home / Aktualitet / Rrezikohet mbyllja e 11 degëve në Universitetin e Shkodrës

Rrezikohet mbyllja e 11 degëve në Universitetin e Shkodrës

Rënia e numrit të studentëve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe rrezikshmëria në të ardhmen për mbylljen e disa degëve, ka detyruar asamblenë e këtij universiteti, që përbëhet nga pedagogët, të zhvillojë një mbledhje lidhur me këto problem.

Pedagogu dhe drejtuesi i asamblesë, Arben Prendi, tha se rezoluta që ka dërguar senati i universitetit të Shkodrës për dialog lidhur me autonominë e universiteteve publike është refuzuar nga Ministria e Arsimit, duke kërkuar që senati ta vijojë këtë betejë me hapa të mëtejshëm.

Pedagogët u shprehën se aktualisht në universitetin e Shkodrës janë 11 degë që rrezikojnë mbylljen, ndërsa kërkuan që të jepen ide për ta zgjidhur këtë situatë, duke shkuar deri në procese gjyqësore me Ministrinë e Arsimit.

Disa prej pedagogëve të universitetit të Shkodrës kanë një mendim ndryshe duke thënë se ky universitete nuk është në krizë dhe se gishtin për problemet duhet ta kthejnë më parë nga vetja.

Në mbledhjen e asamblesë nuk munguan as debatet mes pedagogëve ndërsa mbyllja e degëve u kundërshtua sepse atëherë universiteti i Shkodrës mund të kthehet në një kolegj sepse nuk do ketë numrin e duhur të pedagogëve me doktoraturë si një prej kritereve bazë.

Pas diskutimeve të para mbledhja e asamblesë vijoi me dyer të mbyllura dhe media u detyruan të dalin jashtë kjo për faktin se e kërkuan jo drejtuesit e asamblesë por disa pedagogë që edhe pse në pakicë morën këtë vendim duke mos qenë të aftë për ta bërë publik debatin sepse shqetësimet që ata kanë nuk janë personale të familjeve të tyre por është një prej çështjeve më madhore që prek gjithë shoqërinë duke treguar kështu një nivel të ulët.

 

Check Also

Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =