Home / Aktualitet / RRETH RISHKRIMIT TE HISTORISË SË SHQIPËRISË

RRETH RISHKRIMIT TE HISTORISË SË SHQIPËRISË

Nga Robert MARTIKO-

Të paktën në nivel teorik, pavarësisht se sa mund te realizohet në praktikë, esenca e mungesës se përpilimit te Historisë së Shqipërisë konsiston se mungojnë dijet perëndimore filozofike, dhe konkretisht njohuritë rreth Filozofisë së Historisë, që është një mushkri tepër e fuqishme për të kuptuar se si prodhohen ngjarjet në histori. Dëgjova videon e një profesori mjaft të dëgjuar filozofie dhe është skandal.

Nuk mund të merret pikë referimi Stalini, kur vetë Revolucioni Rus ka shkaqe shumë më të thella, që fillojnë shumë shekuj më parë. Pasi marksizmi nuk u vendos në Evropën e industrializuar sipas projektimit marksist, por vetëm në Rusinë me më shumë se 90% popullsi fshatare, të porsa dalë nga bujkrobëria, në kohën e Carit. E vërteta është se PAS NGJARJJEVE HISTORIKE FSHIHEN GJITHNJE SHPIRTRAT HUMANE -Ky është një nga kriteret kryesore jo vetëm për të përpiluar thjesht një libër Historie, por për të ndërtuar te ardhmen e shoqërisë, sipas parimit të kualifikuar të vendeve më të zhvilluara perëndimore.

KJO ËSHTË ÇËSHTJA. Zakonisht në Shqipëri përkthehen materiale filozofike, por te futet i interesuari ne thelbin e gjerave është diçka e pamundur. Është gjithçka në nivelin e përshtypjeve që lënë shpërthimet e fishekzjarrëve. Me njohuri marksiste, të vetmet gjatë gjysmë shekulli diktaturë, nuk shkohet kurrkund. Mendimi akademik mbeti gërmadhë. Duhet detyrimisht te njihet Filozofia Perëndimore, jo te përkthehen fragmente, por te kuptohen fenomenet në thelb. Si mund te ndertohet Historia e një vendi pa u futur te plejada e dhjetera filozofëve në nivel inteligjence Ainshtani, duke filluar nga Greqia e Lashte e deri te Hajdeger i shekullit të XIX!… E bukur është se te gjithë hiqen sikur përpiqen te bëjnë diçka, gjoja për të mirën e përgjithshme, apo për patriotizëm, dhe askush pyet se për çfarë konkretisht është fjala.

Check Also

Dhunohet drejtori i bashkisë Gjirokastër, e qëllojnë me lopatë në kokë

Një sherr i dhunshëm për pronat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Sipas abc …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + seventeen =