Home / Aktualitet / Rreth pandemisë së COVID-IT

Rreth pandemisë së COVID-IT

Nga Robert MARTIKO-

Për të qenë të saktë, Pandemia e Covid-it, konsiderohet sulm i natyrës. Deri më sot, shkencërisht, nuk ka asnjë dokument zyrtar se u shkaktua nga një dorë e panjohur. Sikur të pranonim te kundërtën: konspiracionin, duhej te rrëzonim për tokë gjithë Ligjet, Parlamentet demokratike dhe Shoqëritë e Hapura të Botës Perëndimore, që nuk janë diktaturë, as qeverisje vendesh nga udhëheqës karagjozë, me kohë të ndaluar në shekuj. Megjithatë ka tipa qe besojnë. E drejta e tyre…
Ndërsa kur bëhet fjalë për “Liri të Humbur” mirë është të njihet se çfarë është Liria e Vërtetë. Është ajo që nuk kuptohet më qartë se sa në diktatura skajore si ajo që përfshiu Shqipërinë gjatë gjysmë shekulli. Sekreti i kësaj lloj Lirie bazohej në ndërgjegjen e qetë, në parimet më humane, konkretisht te mos tradhtisë së mikut apo të njohurit në hetuesi. I torturuari pranon të sakrifikohet më mirë se sa ti bëjë dëm dikujt. Në këtë lloj niveli funksiononin individë të rrallë si Pjetër Meshkalla. Në kushtet e torturave më të egra, ishin njerëzit më të lirë në Shqipëri. Më të lirë nga kushdo tjetër. Kjo lloj lirie nuk ka asnjë lidhje me atë lirinë tjetër false, të qarkullosh në rruge për tu dhënë mikrobin të tjerëve. Liria e dyte e mos përgjegjësisë, krahasuar me të parën, është një liri qesharake. Sepse e para respekton thellë, shumë thellë, kultin e Njeriut. Jo më kot thuhet se kur një e keqe troket në derë ka rëndësi të madhe për njeriun, ta përballojë me dinjitet. Covidi një ditë do të largohet, sigurisht si dhjetëra epidemi të tjera në historinë e botës. Ka rëndësi të kalohet pa humbje për shkak të gjërave të pamenduara thellë dhe me karakter të pjesshëm…

Check Also

Koronavirusi në Shqipëri, doktor Halim Kosova surprizon me deklaratën: Më vjen ta marr Ramën…

Doktori i njohur Halim Kosova ka thënë se kur sheh situatën e krijuar nga koronavirusi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − six =