Home / Kulture / “Rrënjët e thella të kulturës arbëreshe”, për traditat, gjuhën dhe artin arbëresh

“Rrënjët e thella të kulturës arbëreshe”, për traditat, gjuhën dhe artin arbëresh

“Rrënjët e thella të kulturës arbëreshe”, kjo është tema e videokonferencës që do të organizohet nga shoqata kulturore “Le Radici nel Mondo”, e cila është angazhuar në aktivitetet për promovimin e turizmit kulturor. Akademia e Shkencave të Shqipërisë bën me dije se videokonferenca do të mbahet të shtunën pasdite. Në këtë takim do të jenë në qendër të vëmendjes traditat, arti, feja dhe gjuha e komunitetit të lashtë arbëresh që ka ikur rreth pese shekuj më pare nga Shqipëria dhe është vendosur në Itali. Arbëreshët janë ruajtës të një trashëgimie të pasur kulturore që do të rizbulohet dhe prezantohet në këtë videokonferencë që do të moderohet nga Roberto Libera, demoetnoantropolog. Videokonferenca do të hapet me fjalën e akad. Matteo Mandala-s, profesor në Universitetin e Palermos, i cili do të diskutojë emigracionin historik arbëresh në Itali gjatë shek. XIV-XVIII dhe do të vijojë me fjalën e Spartacus Pupo-s, pedagog në Universitetin e Kalabrisë, i cili do të ketë një temë për Skënderbeun.

Në këtë videokonferencë do të flas edhe Rosa Carbone, eksperte për turizmin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, e cila do të përshkruajë të folmen arbëreshe të Lungro-s (arbërisht Ungra). Aktiviteti do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Facebook-ut (https: //www.facebook.com/radicinelmondo) dhe në kanalin youtube të Radici nel Mondo. Transmetimi i drejtpërdrejtë do të bëhet edhe në faqen AB News të Facebook. Arbëreshët, janë pakica etno-gjuhësore shqiptarë te vendosur historikisht në jug të Italisë. Ata jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qenë mërgata arbëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Siçili.

Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790). Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë qendrore-veriore, si në provincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh iu drejtua rajonit qendror të Abrucos. Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonet e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në mëmëdhe.

Check Also

Zonja Bovari – ose rënia në nevojë psiko fizilogjike

Nga Mimoza AHMETI- Para dy javesh, ne Qendren Kombetare te Librit dhe Leximit u promovua …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + twenty =