Home / Opinion / RRËNJËT E LIBANIZIMIT

RRËNJËT E LIBANIZIMIT

Shenasi Rama/

Ajo që e mban bashkë një shoqëri njerëzore është besimi tek tjetri. Mirëpo, me i ra shkurt, ne e kemi humbur besimin në të gjithë strukturat e domosdoshme. Së pari e kemi humbur besimin tek familja dhe tek të afërmit: shumë pak besojnë se të afërmit i duan pa interes direct dhe material.

Së dyti e kemi humbur besimin në familjen e zgjeruar; shumë pak besojnë se të afërmit do të iu gjenden për hir të gjakut e të lidhjeve familjare e fisnore të cilat përdoren për avancimin e interesanve materiale.

Së treti e kemi humbur besimin tek strukturat shoqërore në mëhalla, lagje e në qytete sepse cdo gjë shihet me logjikën ekonomike dhe përkthehet në para.

Së katërti, e kemi humbur besimin tek politika sepse e gjithë politika bëhet për përfitim material. Dhe së pesti e kemi humbur besimin tek ligji dhe tek shteti sepse shteti dhe ligji janë instrument dhune për të kontrolluar e jo për të ngjallur besim.

Nëse e shihni, do të dalloni se kjo punë shkon me rrathë koncentrikë: individi – familja – bashkësia – shoqëria – shteti.

Kur je krejt vetëm ke vetëm dy mënyra që me besue në dicka: në mendjen tënde dhe Zotin. Diku duhet me gjetë siguri. Shqiptarët I ka lanë mendja dhe nuk duan të bëjnë atë që duhet pse janë gjithkush për vete. Por me qe kane deshtuar, tek Zoti kanë nisur të gjejnë mbështetje shumë prej tyre.

Pasoja është e tillë: me që nuk jetohet pa siguri atëherë cdo gjë e re nis me besimin tek Zoti.

Në një popull si shqiptarët kjo zgjidhje që po bëhet e detyrueshme ka me kenë tragjike. Sepse do të rikrijohemi si familje, bashkësi dhe shoqëri të ndryshme që do të përplasen për kontrollin e shtetit. Ah, se harova, tani jemi rikrijuar si klane dhe sekte fetare dhe do të luftohet për kontrollin e shtetit, pa mëshirë e pa mëdyshje.

Prandaj edhe flasim për libanizimin….

Check Also

Propozimi kinez për një strukturë globale për shëndetin e njerëzimit

Nga Aleksander ÇIPA- Teksa kemi hyrë në vjeshtë, duket se shqetësimi kryesor në mendjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 2 =