Home / Aktualitet / Rregullat e reja që duhet të zbatohen në kopshte/çerdhe që nga 1 Qershori

Rregullat e reja që duhet të zbatohen në kopshte/çerdhe që nga 1 Qershori

Pas mbylljes për më shumë se dy muaj me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në datë 1 Qershor pritet të bëhet hapja e kopshteve dhe çerdheve.

Hapja e tyre do të bëhet në bazë të rregullave strikte.

Fëmijët nuk lejohet që t’i cojnë gjyshërit, por vetëm njëri nga prindërit, i cili duhet që të qëndrojë jashtë ambienteve, pra nuk lejohet që të futet brenda, shkruan Repport tv. Fëmijën e merr edukatorja. Në momentin e hyrjes dhe daljes fëmijët pastrojnë duart.

Dalja në oborr nuk lejohet, po ashtu edhe bashkimi me grupet e tjera. Cdo grup ka një edukatore dhe nuk lejohet që të ndërrohet. Lodrat e fëmijëve do të dezinfektohen. Ndërrimi i fëmijëve do të bëhet me doreza.

Rregullat për kopshtet dhe çerdhet:

– Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen dhe marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

– Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

– Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes.

– Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.

– Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

– Çdo ditë fëmijës do i matet temperatura me termometër dixhital

– Dera e institucionit qëndron e mbyllur kur fëmijët janë brenda ndërsa dritaret hapur për ajrosje.

– Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

– Fëmijët e një grupi do të qëndrojnë në të njëjtën sallë çdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

– Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Fëmijët do të qëndrojnë në distancë nga njëri-tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmijë)

– Të kryhet dezinfektimi i çdo dhome çdo ditë.

– Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese

– Lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

– Rekomandohet mos të organizohen festa ditëlindjesh

– Të vendosen postera informuese.

– Të ketë ujë të rrjedhshëm, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve.

– Sanitaret të kenë gjithë kohes maska dhe doreza

– Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.

– Drejtuesi duhet të pajisi stafin me maska, doreza e solucione dezifektuese.

– Nëse stafi ka probleme shëndetësore do njoftohet njësia vendore e kujdesit shëndetësor.

K.GJ

Check Also

Në nder të 27 mijë viktimave nga COVID-19/ Qeveria spanjolle dekreton 10 ditë zie kombëtare

Qeveria në Spanjë ka shpallur 10 ditë zi kombëtare për 27 mijë viktimat nga Covid-19. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × four =