Home / Aktualitet / Rrahu të dashurën e burrit, gjykata merr masën e sigurisë për gruan e “Nojes”

Rrahu të dashurën e burrit, gjykata merr masën e sigurisë për gruan e “Nojes”

Detyrim paraqitje ka dhënë gjykata e Shkodrës për Margarita Gjonin, 30 vjeçaren e arrestuar nga policia pas shfaqjes së videove nga “Jeta osh qef”, ku ajo dhunonte e filmonte një 22 vjeçare.

Në sallën e gjyqit Gjoni nuk ka folur, ndërsa avokati i saj Besmir Kolci, ka sqaruar se dy vajzat ishin shoqe mes tyre dhe për dy vite ajo e ka mbajtur në banesën e saj 22 vjecaren duke e ushqyer e veshur.
Kur ka mësuar ngjarjen, sipas avokatit, ajo është tronditur prandaj dhe ka ushtruar dhunë. Ai shton se videot e bëra, nuk i ka dërguar ajo në faqen “JOQ Albania”, por një familjar tjetër.
Margerita është penduar për dhunën, ndërsa prej 3 muajsh ishte në proçes divorci me shtetasin N. P, pasi kanë qenë të martuar me letra.
E gjitha cfarë ka ndodhur ka ardhur në shenjë tronditje prej tradhëtisë së shoqes ka bërë të ditur avokati në emer të shtetases Margarita Gjoni.
Në fund, në vlerësim të provave dhe dëshmisë, edhe prokurori Albert Muçaj ka kërkuar detyrim paraqitje, me argumentin se kemi të bëjmë me kundravajtje penale, e duke u bazuar në këto të dhëna, gjyqtarja Irida Kacerja dha vetëm detyrim paraqitje për 30 vjecaren.

Check Also

Horoskopi për këtë të Shtunë, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj

Dashi Keni nevojë për dashuri dhe jeni gjithmonë në kërkim të konfirmimit! Sa i përket …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =