Nga Gezim BASHA-
Pikërisht at’herë kur fillon të besosh se opozita ka një lloj rimëkëmbjeje morale e politike për të orkestruar një farë rotacioni të pushtetit, plasin “bomba” si kjo deklarata e Dr Halim Kosovës, të mjaftueshme për të na kujtuar se opozita e sotme nuk meriton asnjë grimë simpatie!
Fakti që dy “hierarkë” historikë të opozitës së sotme—veçanrisht kur PD-ja qeveris—kanë mbrojtur abuzime qindra mijra eurosh nga vartës të emëruar prej tyre, nuk habit askënd— të dy njihen mirë—ajo që çudit eshtë heshtja e PD-sê, një heshtje që të kujton kodin mafioz, “Omertà!” Frikë nga kapaku i kutisē së Pandorës në një çast jo aq të volitshëm.
Në një vend normal, do të kishte nisur një hetim rrufe, por jemi në Shqipērinë e këngës popullore, “sos për mua, as për ty…!” Aty vjedhja e 600-700 mijë eurove nga paratë publike nuk përbën ndonjë “qamet të madh!” Ky eshtë shpjegimi se përse Dr Kosova nuk u padit për shpifje…deklarata e tij do të harrohet.
Rotacioni politik nuk është rrotullim i orës me rërë, me moral xhepistash nuk ka ndryshim por thjesht riciklim!