Home / Bota / Ronaldo u shfaq nervoz pas zëvendësimit, Pirlo i ”tregon vendin”

Ronaldo u shfaq nervoz pas zëvendësimit, Pirlo i ”tregon vendin”

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ishte  i lumtur për fitores së skuadrës së tij në gjysmëfinalen e parë në Kupën e Italisë ndaj Interit me rezultat 2-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri bardhezi u shpreh se pavarësisht fitores, ende nuk kanë kaluar në finale, pasi kanë edhe një ndeshje pas një javë.

“Humbja e parë me Interin na shërbeu si mësim. Ne mblodhëm forcat dhe u rikthyem te fitoret. Sot fituam ndeshjen e parë të gjysmëfinales, por nuk kemi bërë ende asgjë. Ne shpresojmë t’ia dalim javën e ardhshme”.

“Fitoret me Milan, Napoli dhe Inter? Ne dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe në këtë mënyrë, mund t’i hapim vështirësi të gjithëve. Nuk është e lehtë të mbash këtë ritëm, kur luan ndeshje çdo tre ditë, por ne po përpiqemi të bëjmë mirë”, deklaroi trajneri italian.

Tutje Andre Pirlo u ndal , teksa shpjegoi edhe momentin e zëvendësimit të Cristiano Ronaldos me ALbaro Moratan disa minuta nga fundi, ku portugezi u pa nervoz.

“Është normale që në një ndeshje si kjo, të kërkoni të jeni në fushë sa më shumë, por gjithashtu ne duhet të mendojmë edhe për kampionatin. Unë i thashë atij se pak pushim do i bënte mirë”, nënvizoi ai.

Pirlo ka thënë se mentaliteti i ekipit është i njëjtë dhe reagimi i skuadrës pas golit të pësuar ishte i duhuri.

“Ne po përgatitemi mirë, mentaliteti është i njëjtë pavarësisht se me kë luajmë. Bëmë mirë sot, u përballëm me Interin me qëndrimin e duhur dhe reaguam shumë mirë pas golit të Lautaros”, ka thënë Pirlo.

Check Also

Përse rrëmbehen fëmijët në Nigeri?

Pas rrëmbimit të vajzave në Çibok, ka nisur Iniciativa e Shkollave të Sigurta, për të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + eight =