Home / Sport / Ronaldo “tradhton” Pirlon

Ronaldo “tradhton” Pirlon

Pas nëntë titujve radhazi në kampionat, duket se Juventus e ka shumë të vështirë për të fituar të dhjetin ,pas shumë goditjeve që ka marrë këtë sezon. Eliminimi i bujshëm në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve kundër Porto, nuk la një shije të mirë tek tifozët. Pra, për bardhezinjtë duket se mbetet vetëm Kupa e Italisë, ku do të duhet të përballen me një Atalanta ‘të etur’.

Andrea Pirlo, ishte ai që përfundoi “në bankën e të akuzuarve” dhe e ardhmja e tij në Torino mbetet një çështje e madhe. Pavarësisht mos-konfirmimit nga stafi drejtues, emri i Massimiliano Allegrit është gjithmonë aty për Juventusin. Me kthimin e tij, Cristiano Ronaldo mund të qëndrojë në Torino, pavarësisht thashethemeve të ndryshme në treg që e shohin atë larg ‘bianconerëve’. Mediat italiane raportojnë, se Ronaldo ka dhënë pëlqimin e vetë që Pirlo të përfundojë në stol dhe vendin e tij ta zërë Allegri, por ende nuk është marrë një vendim konkret. E gjitha pritet të shikohet pas ndeshjes me Napolin.

Check Also

UEFA merr vendimin të premten, klubet “rebele” drejt përjashtimit

Vazhdon ende përplasja me përmasa të mëdha në futboll. Tashmë në çështje janë përfshirë edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + one =