Home / Art / Romantizmi si rrymë letrare, kërkesa e të sëmurëve dhe ndryshimet klimaterike!

Romantizmi si rrymë letrare, kërkesa e të sëmurëve dhe ndryshimet klimaterike!

Dr. Apostol Vaso

Romantimi karakterizohet nga idealizimi i natyres dhe shoqerise. Kjo rryme trajton ne menyre ideale personazhe te jashtezakonshem ne rrethana te jashtezakoneshme dhe vleresimin e te shkuares. Kjo rryme lindi si rezultat e nevojes per transformimet ne shoqerine e atehershme, qe karakaterizohej nga shfrytezimi i eger dhe pakenaqesia popullore.

Perfaqesuesit e kesaj rryme vendosen ne qender te veprave te tyre ndjenjen njerezore ,duke perdorur me mjeshtri imagjinaten e tyre artistike. I semuri dhe vecanerisht i semuri me dhimbje, qe une ballafaqohem perdite ne praktiken time klinike, ne te vertet vjen per te shprehur pa kenaqesine e tij per ndjesine e dhimbjes dhe ne themel te kerkeses se tij per te permiresuar gjendjen ka ndryshimin ose transformimin e kesaj situate ne ate situate te shendeteshme dhe te bukur, qe ai ka ne imagjinaten e vet. Ai revokon te kaluaren e tij me ngjyra te bukura dhe intensive, duke u shprehur, se ai ka qene aktiv dhe shijonte jeten, dashurine, natyren, familjen dhe krijimtarine e tij te perditeshme. Keshtu, qe ne nje fare menyre, ai nuk ben asnje gje me pak se perfaqesuesit e rrymes se romantizmit. Madje ai kerkon me teper, ai deshiron qe keto ndryshime mundesisht te mos i perjetonte, ose ne rastin me te mire mjeku, qe ne rastin konkret jam une, ti ndryshoj ne cast, pra nga njera sekuence e kohes ne tjetren. Pra edhe i semuri kerkon te behet i “jashtezakonshem” ne situate te “jeshtezakonshme” per ate vet,qe eshte e shkuara e tij, ose situata qe ai mendon ose e ka te idealizuar ne mendimin e tij.
Nese ne si punonjes shendetesor, do te mendonim nje lloj si kritiket letrar per romantizmin, i semuri nuk do te kishte asnje shprese per te ndryshuar gjendjen, sepse keto kerkesa per ndryshim, sipas ketij kendveshtrimi kritik, quhen ideale ose romantike.

E njejta gje ndodh edhe me ndryshimet klimaterike, edhe per ato, ne kerkojme qe te ndryshojne dhe mundesisht klima dhe natyra te beheshin ashtu, sic romantiket e pershkruajne ne veprat e tyre. Atehere nese kerkesat e semureve, qe bazohen ne ndjesite e tyre negative, ne do ti konsideronim romantike, qe nuk eshte se nuk ndodh,cfare pozite dhe roli do te kishte misioni yne si punonjes te shendetit ?
Per te dhene nje pergjigjie me te plote, une mendoj qe te behet nje rivleresim i koncepteve “Romantizem” dhe “Realizem”.

Rivleresimi duhet kuptuar qe ndodh ne dy njesi matese. Romantizmi ka si njesi themelore te matjes ate qe nuk ndryshon dhe eshte e njejte per te gjithe, qe eshte e mira e pafundme ose e perjetshmja e pakohe, pra formula e pandrysheshme dhe Realizmi ka si njesi themelore , ate qe nuk eshte e njellojte per te gjithe, por qe ndryshon dhe leviz pa rreshtur.

Pra miq, mund te me thoni, kush sjell ndryshime dhe siguron nje te ardhme te qarte per gjeneratat qe jane pergjegjesia e jone ? Romantiku i ” pashprese”, apo “Realisti” i suksesshem ?

Check Also

Pse nuk janë hapur plazhet? Klosi tregon arsyet: “Krijohen grumbullime qytetarësh, virusi nuk është larguar”

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur për masat lehtësuese të qeverisë. Në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 5 =