Home / Sociale / Roli i gruas, punësimi dhe dhuna shoqërore ende fenomen në Shqipëri

Roli i gruas, punësimi dhe dhuna shoqërore ende fenomen në Shqipëri

Jo vetëm që vuajnë të gjejnë një vend të sigurt pune, por edhe duhet ta mbajnë atë më shumë presion. Gratë ende sot kanë vështirësi të mëdha në përshtatjen e ambientit të punësimit. Shqipëria ka shifra negative në raport me vendet e Bashkimit Europian sa i përket barazisë në punë dhe forcimi të rolit të gruas në vendimmarrje. Shqipëria e shtata në listë për pabarazi.

Sektori fason shihet nga ekspertët e punësimit si tregu i punës më diskriminues për gratë. Shqipëria ka bërë hapa galopant sa i përket të drejtave të grave, por që kanë mbetur thjesht në letër.

Në këto kushte gruaja dhunohet sistematikisht në çdo aspekt të jetës duke i mohuar asaj të drejtën për të jetuar e punuar lirisht.

Përfshirja e gruas në shoqëri dhe dhënia e hapësirës së nevojshme sipas ekspertëve të fushës duhet të nis nga administrate publike e më pas duke ndjekur të njëjtin shembull edhe në biznesin privat./A2 CNN

Check Also

Riinfektimet me covid te doza e tretë për moshat mbi 60 vjeç, ekspertët e Komitetit Teknik thonë

Ekspertët e Komitetit Teknik deklaruan se me vaksinimin ka rënë incidenca e rasteve dhe fuqia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − two =