Home / Aktualitet / Robert Budina: Ja pse nuk jam në listën e kandidatëve të PD-së!

Robert Budina: Ja pse nuk jam në listën e kandidatëve të PD-së!

Regjisori, Robert Budina kishte shprehur dëshirën për t’u përfshirë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, por emri i tij nuk ndodhej në listë.

Së bashku me vëllanë, Edmond Budinën Roberti ika qenë protagonist i kauzës për mbrojtjen e teatrit, kauzë që u mbështet dhe nga opozita.

“Unë nuk u futa në kauzën e Teatrit Kombëtar për të qenë përfaqësues në parlament, jo vetëm imi por dhe shumë të tjerëve ishte shumë i drejtë për të mbrojtur artin, kulturën, trashëgiminë. Për mënyrën si është bërë sistemi politik sot është shumë e vështirë që vetëm me disa vlera të çash. Në këtë sistem antivlerash që kemi krijuar një këto 30 vjet, nuk mund të jetë pasqyrë e një partie politike, por e një mentaliteti që reflektohet në partitë politike”.

Megjithatë, shton se nuk u habit që nuk u bë pjesë e listës së kandidatëve.

“Nuk kisha asnjë pritshmëri, ishte një dëshirë për të dhënë një kontribut. Edhe e prisja, sepse jeta politike kërkon një angazhim përtej kauzave qytetare. Duke qenë shumë të angazhuar në kauza si ajo e teatrit, ky bashkëpunim politik mbase nuk ka qenë i plotë nga ana ime, kështu që është një vendim i pritshëm dhe nuk jam fare i surprizuar”.-tha Budina.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × two =