Home / Showbizz / Robert Berisha feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Robert Berisha feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Një nga djemtë më simpatik dhe më të komentuar të showbizz-it shqiptar, Robert Berisha, sot feston ditëlindjen. Këngëtari i njohur mbush plot 43 vite jetë, pasi ka lindur më 28 janar 1978.

Për këtë ditë speciale, Berisha ka marrë pafund mesazhe urimi nga miq e fansa të tij. Roberti ka thënë nëpër intervista të ndryshme se ndihet shumë i ri, e ndoshta prandaj nuk e tregon edhe moshën.

Ai është kujdesur gjithmonë për veten, duke mos lënë pas dore palestrën, si dhe dietën ushqimore.Dy javë më parë, këngëtari humbi nënën e tij, e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi ta fitonte betejën me të.

Gjatë kësaj kohe, Roberti e ka kujtuar herë pas here të ëmën, pasi ka publikuar edhe foto me të në rrjete sociale e madje edhe fotoja e profilit të tij në Instagram është pikërisht me të.

Për këtë arsye, moderatori vendosi që emisioni “Robi plaket kur don vet”, të jetë në një pauzë sezonale deri më 21 shkurt.

Check Also

Albërie Hadërgjonaj tregon arsyen pse burri shkonte me të tjera

Albërie Hadërgjonaj është ndër ato personazhe që asnjëherë nuk nguruar të flasë hapur me publikun …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + sixteen =