Home / Aktualitet / Risitë kushtetuese, Rama ua thotë troç Bashës e Monikës:” Me apo pa ju, Parlamenti vendos!”

Risitë kushtetuese, Rama ua thotë troç Bashës e Monikës:” Me apo pa ju, Parlamenti vendos!”

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të presë Opozitën e Bashkuar për të renë dakord në lidhje me listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, kryeministri ka reaguar duke u shprehur u vendosur se Parlamenti do të vendosë për opozitën jashtëparlamentare njësoj si sot, edhe më 30 Korrik.

Në një shkrim publik, i bën thirrje që të reflektojnë pasi listat do të hapen dhe refuzimin për të diskutuar për risitë kushtetuese e cilëson si sëmundje të vjetër të opozitës jashtëparlamentare.

“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares!

Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!”- shkroi Rama.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =