Home / Histori / RINGJALLJA E TË KATËRTIT TË ‘’KODRËS SË KUQE’’

RINGJALLJA E TË KATËRTIT TË ‘’KODRËS SË KUQE’’

RINGJALLJA E TË KATËRTIT TË ‘’KODRËS SË KUQE’’
NËPËRMJET DOKUMENTAVE ARKIVALE DHE..ÇFARË NA THA ‘’ARTISTI I POPULLIT’’; SALI SHIJAKU PËR MUHARREM QAMILIN,HEROIN E PASHPALLUR DHE PËR HISTORINË E PIKTURËS ‘’VOJO KUSHI MBI TANK’’

Duro Mustafai/

Edhe pse ishte një nga komunistët dhe partizanët e orëve të para, edhe pse kish luftuar në krah të Vojo Kushit e shokëve të tjerë, në atë betejën e famshme, që tundi Tiranën e hyri në histori si ‘’Beteja e kodrës së Kuqe’’.Edhe pse kish marrë plagë të rënda në trup, e ish dënuar nga gjyqi fashist me ‘’Vdekje –Varje në litar’’, emri dhe bëmat e tij,nuk do të përmëndeshin për afro 4O vjet.Vetëm ata që e njihnin nga afër do të pëshpërisnin për të se ‘’Ai,Muharrem Llanaj, nga Vranishti i Vlorës, ka luftuar kundër fashistëve me Vojo Kushin e shokët e tjerë,në ‘’Kodrën e Kuqe’’, , e se për popullin ai ishte një Hero, që nuk u shpallë kurrë’’ .. Pse të ketë ndodhur kjo padrtejtësi në historinë e një luftëtari antifashist, kur historia e tij i bënte nderë historisë së vërtetë të popullit ?
E kisha takuar vetëm njëherë Muharrem Llanajn, aty nga vitet 70-të ,, dhe kisha dëgjuar diçka interesante dhe heroike për të.Po nuk ishte gjithëçka..për të, për jetën dhe luftën e tij.Unë desha të vërtetoja atë që kisha dëgjuar nën zë. Mirë ato që dijmë ne për Muharrem Qamilin po armiku, çfarë thotë ? . E këtë mund ta bëja nëpërmjet dokumenteve arkivale. Dhe disa vite më pare, iu drejtova mikut tim të hershëm, ish drejtorit të Arkivit të Shtetit Shaban Sinani, Se për atë që mund të flitej si I katërti hero I Kodrës së kuqë kish dyshime ..Dhe ne, gazetarëve të atyre viteve ( është fjala për vitet 70-të të shekullit që shkoi),na ish dhënë porosia të bënim kujdesë në trajtimin e figurave që i quanim historike. Kështu edhe për Muharrem Qamilin, se dikush kish thënë nga lartë‘’ që, ai iu ‘’dorëzua fashistëve’’ , se ‘’ngriti duartë lartë’, ( po a mund të ketë fuqi të ngrejë duartë lartë një i plagosur rëndë e në gjëndje kome, siç u gjetë nga fashistët ai ?) Ndërsa për të vazhdonte të thuhej që ‘’komunistët vdesin e nuk i dorëzohen armikut’’.Dhe Se, ‘’po të ishte vrarë, edhe Muharremi do të shpallej, si shokët, ‘’Hero i Popullit”…Dhe më në fund i ish vlënë vula që Muharremi në torturat e fashistëve mund të ketë tradhëtuar, gjë që nuk ndodhi, përkundrazi u provua edhe nga dokumentet fashiste e kundërta..Megjithëatë, ai, njëri nga protogonistët e Kodrës së Kuqe, vazhdonte të ishte njeri i dyshuar. E, për të sa ishte gjallë, nuk u dha asnjë titull i lartë Nderi, veç asaj atyreve që i ishin dhënë pas çlirimit, Medaljen e Trimërisë e të Kujtimt dhe titullin e Veteranit të Luftës Antifashiste,ndere këto minimale që nuk u mohoheshin as partizanëve të thjeshtë..Muharrem Llanaj,që kish mbaruar në Kavajë Teknikumin për Bujqësi.Pas çlirimit u çua në Berat të punonte si agronom në bujqësi, per dekada të tëra.Dhe këtu, i mbuluar nga heshtja u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare..Po ç’farë kish ndodhur me të, cila ishte e vërteta ??

Në foto: Muharrem Llanaj – I katërti i “Kodrës së Kuqe

Të vërtetat e dokumentave arkivore
Nisur nga dyshimet për figurën e Muharrem Llanajt, që përcillnin te të tjerët edhe thëniet kontradiktore për të, nisa të kërkoja nëpër dokumentat e Arkivit të Shtetit, se cila ishte e vërteta . Dhe , aty doli e qartë cili ishte Muharrem Qamili dhe Lufta e tij, bashkë me shokët e tjerë, jo vetëm në ‘’Kodrën e Kuqe’, por edhe në drejtime të tjera, që me pjesëmarrjen në Njësitin Gueril të Tiranës, në Pezë, në Batalionin Krujë-Ishëm,gjer në Prishtinë. Ndërsa për betejën në ‘’Kodrën e Kuqe’’, edhe në dokumentat e armikut thuhet se ..
…’’Katër djelmosha antifashistë Vojo Kushi nga Shkodra, Xhorxhi Martini nga Tirana, Sadik Stavaleci nga Gjakova e Kosovës dhe Muharrem Llanaj nga Vranishti i Vlorës, më i riu në moshë (ai ishte 21 vjeç dhe më i madhi ishte 27), në mbrëmjen e 7 tetorit 1942 u gjendën të rrethuar në një shtëpi përdhese tiranase. Zjarri i armëve të 200-300 milicëve shoqëruar edhe me 6 tanke dhe autoblinda vërshoi në drejtim të tyre. Luftuan si heronj, vranë edhe një numër fashistësh dhe tre të parët ranë për të mos vdekur kurrë. I katërti, i plagosur rëndë u kap i gjallë nën rrënojat e një shtëpie. Ai ishte Muharrem Qamil Llanaj. Kjo është e vërteta.
Ajo konfirmonte edhe në letrën sekrete, që gjendet në Arkivin e Shtetit. Është letra, që kuestori L. Papalilo i dërgon prefekturës mbretërore të Tiranës më 16 tetor 1942, ku, ndërmjet të tjerash, thuhet: “Në mbrëmjen e 7 tetorit 1942 në lagjen “Ismail effendi” (Kodra e Kuqe) forca tona të milicisë fashiste u bënë thirrje një grupi të armatosur komunistësh terroriste, që të dorëzohen. Por ata na u përgjigjën me bomba dore. Vramë tre prej terroristëve (dhe përmenden emrat e tre heronjve-shënimi është i imi). Ndërsa i katërti u gjet nën rrënojat e një shtëpir. Ky është Muharrem Qamil Llanaj nga Vranishti i Vlorës. Është personi, që ka qenë i kërkuar për shkak të pjesëmarrjes në një organizatë terroriste komuniste, i cili më pas është denonsuar në autoritet gjyqësore ushtarake me raportin Nr. 11564/2 datë 10 gusht të këtij viti”.
Nga ky burim arkival mësohet se në “Kodrën e Kuqe” kanë luftuar katër të rinj antifashistë. Kurse në një letër tjetër të gjyqit të posaçëm të shtetit, që mban datën 16.06.1943 thuhet se “Muharrem Qamil Llanaj, i biri i Qamilit dhe Validesë, lindur në Vranisht të Vlorës…. Është dënuar me ndëshkim me vdekje në litar, për faje: Propagandë subversive e akte terroriste…”
Pra, kjo është e vërteta. Dhe historia shkruhet ashtu si ka ndodhur ngjarja, me të gjitha faktet dhe të gjithë protagonistët e saj
Sali Shijaku dhe vepra e tij ‘’Vojo Kushi m,bi tank’’
Si u krijua piktura ‘’Vojo Kushi mbi tank’’- ?
“Piktorin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”, Sali Shijakun e takuam në oborrin e shtëpisë së tij, në “Kodrën e Kuqe”. Fare afër shtëpisë së rrethuar nga fashistët ku u dëgjuan edhe krismat e para të armëve. Është po ai oborr ku Vojo Kushi me automatik në dorë kishte hyrë vetëtimthi në atë ditën e njohur të 7 tetorit 1942. Dhe piktori tregon: “Unë isha atëherë 10 vjeç dhe ngjarja më kujtohet nga një mitraloz i rën.dë që gjuante pa pushim. Po edhe nga krismat e pushkëve dhe bombat e dorës që pëllcisnin hera-herës me një zhurmë të madhe. Pastaj dëgjoja uturimin e tankeve që shkailmonin muret e një shtëpie pranë nesh. Vetëm kaq se prindërit më kishin thënë qe të mos dilja ne oborr. Po nëna ime më ka treguar se përmes krismave të asaj dite kish hyrë në oborrin e shtëpisë sonë një djalë truplartë bëshëm dhe i bukur. Ishte i nervozuar. Nënë, i tha, a ka ndonjë shteg këtu, që të dalim? Të keqen nëna, po këtej do të të vrasin se ja milicët i ke afër, ata po thërrasin… Ai kish kapërcyer gardhin, midis hastrave u gjend në oborrin e fqinjit. Aty lart mbi një pemë që ishte mbushur me kokrra ishte edhe një djalë tjetër. Ai qëlloi disa herë në drejtim të milicëve dhe zbriti shpejt nga pema. Duhej të ishte shoku i atij djali truplartë që kapërceu gardhin e shtëpisë tonë. Vetëm pas çlirimit nëna ime nëpërmjet fotografive të botuara në gazetë njohu Vojo Kushin. Sa për atë djalin tjetër, që qëllonte nga pema nuk e dinte se kush ishte, nëse shpëtoi apo u vra. Po të ishte gjallë, ndoshta do të ishte i fundit që kish shpëtuar, sepse nga brima e çelësit të derës nëna kish parë vetëm tre të vrarë, që milicët i mbuluan me hastra e po i vendosnin në një karro. Krismat. kishin ndonjë orë që kishin pushuar… Këto fjalë Sali Shijaku i ka dëgjuar shpesh nga nëna e tij edhe pas shumë vjetëve të ngjarjes. Dhe ato fjalë dhe ngjarja që përjetoi në vegjëli u bënë për piktorin frymëzim i pikturës së tij aq të njohur “Vojo Kushi mbi tankun armik”. Pastaj Sali Shijaku do më tregonte se si fare rastësisht ishte njohur me të katërtin e “Kodrës së Kuqe”. Isha në Divjakë. Dikush më tha se “ai burri atje, që po pi kafe është agronom, po është edhe shoku i Vojos”. S’mund të rrija pa e takuar. I thashë emrin dhe e pyeta nëse mund të bënim një bisedë bashkë. “Ulu, ulu se ti qenke piktori i Vojos mbi tank”, më tha, “Të lumtë se e ke qarë. Vojua i tillë ka qënë, kaluar heroit. Ai ngeli mbi tank, siç thoni ju, përmendore…” (Kam përpara fletoren e kujtimeve të Muharrem. Qamilit për “Kodrën e Kuqe”. Muharremi shkruan: Vojua iu hodh tankut mbi shpinë se deshte të çante rrethimin. Por një tank tjetër e qëlloi. Dhe ai ngeli ngrirë atje si statujë…’’). Janë pikërisht këto fjalë që Muharremi ia kish përsëritur piktorit në atë takimin e tij të rastësishem. E pyeta Muharremin, shtoi Sali Shijaku: Po ai njeri që ishte ngjitur në pemë e qëllonte, cili ishte se më ka treguar nëna… “Ai njeriu? E ç’rëndësi ka nëse jeshë unë apo ndonjë tjetër”? (Prapë në fletoren e kujtimeve për “Kodrën e Kuqe” Muharremi ka shkruar: “Në ato çaste, kur Xhorxhi e Sadiku ishin vrarë e kishim mbetur Vojua e .unë,Vojua më urdhëroi të ngjitesha shpejt në një pemë për të parë ku ishin milicët. Unë iu ngjita pemës gjer në majë. Pashë se milicë kishte shumë dhe së na ishin afruar shumë. Zbrita shpejt se jesh diktuar. E ata po qëllonin drejt meje …”) Atë ditë për herë të parë më thotë Sali Shijaku, unë kisha takuar të katërtin e Kodrës së Kuqe, ai ishte gjallë e gjendej përpara meje. Në qafë i dukej një plagë e vjetër dhe njëra dorë i dridhej. Po ai nuk më tregoi se ishin plagët e luftës…
Atëherë në Berat, sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit ishte Gogo Nushi. Më kujtohet që kur u ndava nga Muharremi një nga miqtë e mi berates më tha: E piktor, sot ke pirë kafe me një nga miqtë e afërt të Gogo Nushit. E kemi parë shpesh shokun Gogo të pijë kafe me të. Ndoshta se ata të dy i kish bërë miq lufta e përbashkët kundër fashizmit dhe ai takimi në shtëpinë e Ije Farkës, kur ishin përqafuar e ndarë, përpara se të fillonte beteja….

Check Also

125 vjetori i lindjes së Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarëve

Sebastian Zonja/ 8 tetori përshenjon edhe 125 vjetorin e lindjes së Ahmet Zogut, Mbret i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three − one =