Home / Kryesore / Rilindjet urbane dhe qytetare

Rilindjet urbane dhe qytetare

Sebastian ZONJA-

Në Tiranë ka edhe skizofreni të ktilla artistike si fotot më poshtë. Adem Jasharit, i cili shpreh epikën e shqiptarizmës, i vejnë një shatërvan për ta rrethuar, që të freskohet herë pas here buzë “përroit”, që e kanë mbuluar me shumë pemë, pas udhëtimeve romantike.
Pra, Ademi nuk ka luftuar për atdhe, por ka qenë një romantik si Bajroni, që udhëtonte liqeneve e nëpër pyje që të mahnitej e gulçonte shpirti i tij , që s’e prekte pushkën me dorë, edhe sikur të bëhej nami.

Shtatorja ishte në rregull kur u inagurua, por pasi u rikonstruktua hoteli, biznesmeni dhe bashkiakët gjykuan se prishte pamjen veneciane.
Sepse për biznesmenin e bashkiakët, monument është Hoteli mbrapa, jo skulptura monumentale.
Sepse për biznesmenin e bashkiakët, shenjues në Tiranë është kafja e hotelit, jo shtatorja e Heroit Kombëtar.
Është njësoj sikur t’i bëjmë një shtatore piktores fantastike të natyrave të qeta, Lume Blloshmi, me bomba dore.
Sikur të ishte gjallë skulptori monumental Kristaq Rama, kam bindjen se do e kishte ngritur zërin, edhe pse djalin do e kishte kryeministër.
Ti vret sytë, apo jo?

Rruga e Durrësit është nga më interesantet në Tiranë, sepse në gjatësinë e saj, përmban të gjitha format arkitektonike që nga shpallja e Pavarësisë.
Por edhe për sa kohë është pyetja?

Arkitektura, skulptura dhe piktura janë fytyra dhe tempujt e lavdisë qytetërimore, si dhe e përjetësimit të kulturës.
Ahmet Zogu, për 15 vjet, vetëm me Odhise Paskalin, investoi dhe realizoi rreth 300 vepra artistike, si shtatore apo skulptura parku, në thuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë, dhe kryevepra si Luftëtari kombëtar në Korçë apo Çerçiz Topulli në Gjirokastër.
Administrata e Zogut, bashkë me 12 arkitektët më të shquar italianë, asokohe ndër më të spikaturit ne botë, hartoi masterplane urbanistike për të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Një nismë kjo e argumentuar për t’i dhënë fytyrë qytetërimit shqiptar si vazhdë e atij ilirik, që përfaqesohej nga mbi 20 shtete dhe mbretëri ilire, dhe mbi 400 qytete: që nga gjiri i Ambrakisë e deri në Bavarinë jugore. Fakte këto për një trashëgimi që na e ka lënë Karl Paçi, Kostandin Jereçeku, Milan Shuflai, Aleksander Stipçeviçi, arberesh i Zarës, dhe Thaloci. Po sipas autorëve antikë, kur romakët pushtuan Ilirinë, vetëm në një qytet mollos, që nuk i dihet emri sot, shkallmuan rreth 1500 skulptura prej mermeri.
Aq sa shkuan ilirët për të mësuar arte dhe filozofi në Romë, kishte shumë romakë që vinin dhe mësonin artin në Apolloni. Kjo tregon se në këto troje ka pasur dhe ka estetikë e estetë, pavarësisht Banalitetit.

Sot, trishtueshëm, ngjan se e kemi realizuar me sukses rrënimin e sistemit urbanistiko-arkitektonik të trashëguar nga koha e mbreterisë dhe më herët.
Nga mrekullitë e Bozios dhe Brazinit, mbërritëm te shkatërrimi i trashëgimisë kulturore dhe i hapsirave urbane me qiellgërrvishtëse e fjetore të pamenduara se ku ndërtohen.

“Tirona, një fjetore gjigante. Thënë ndryshe – Kapanon”.

Check Also

Makina me targa shqiptare del nga rruga, humbin jetën 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në Ponoshec të Gjakovës. Sipas njoftimit të policisë kosovare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 3 =