Home / Aktualitet / Rikthimi i mësuesve në punë me 1 qershor, vjen reagimi i zv/presidentit të SPASH: Papërgjegjëshmëri, pa transportin publik si të shkojnë në punë zonja ministre?

Rikthimi i mësuesve në punë me 1 qershor, vjen reagimi i zv/presidentit të SPASH: Papërgjegjëshmëri, pa transportin publik si të shkojnë në punë zonja ministre?

Në një dalje për media, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije masat e reja duke filluar nga 1 qershori. Ndër të tjera ministrja ka njoftuar rikthimin në punë të mësuesve. Por ky është parë si një vendim jo shumë i mirë menduar pasi qeveria nuk ka vendosur ende hapjen e transportit publik duke sjellë vështirësi në vajtjen në punë të personelit arsimor. Pikërisht për këtë çeshtje ka reaguar zv.presidenti i Sindikatës së Arsimit, Arjan Peraj si më poshtë:

Me datën 1 qershor mësuesët do kthehen në ambientet e tyre të punës.

Ministrja Manastirlliu në kuadrin e lirimit të masave, deklaroi sot se transporti publik përsëri nuk do të funksionojë.

A mund të na tregoni zonja ministre dhe kolegia juaj e arsimit së bashku me “babanë e kombit”,se si mund të shkojnë ditën e hënë në punë pjesa më e madhe e mësuesve që udhëtojnë me transport publik,pasi ju nuk ua siguroni këtë alternativë ?!

Merrni masa urgjente në këtë fundjavë pasi ditën e hënë me këtë papërgjegjëshmëri organizative është e pamundur paraqitja korrekte e mësuesve në shkolla dhe për rrjedhojë kjo do t’u japë mundësi drejtuesve të shkollave t’i penalizojnë ata.

Për këtë do krijohet një situatë e papëlqyeshme që do të provokojë edhe reagimet tona sindikale në mbrojtje të mësuesve./Shtypi.net

M.C

Check Also

Shkarkimi i Prelës, reagon Salianji: Shpëtoi kriminelë e trafikantë, si duhej as dreqit. Po ju vjen dita!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − twelve =