Home / Kryesore / Rikthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Rikthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 20°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 25ºC në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 39°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 20°C në 33°C dhe në zonat e ulëta nga 22°C në 36°C.

Check Also

“Perëndimi” kap 14.3 kg kokainë, arrestohet drejtuesi i mjetit. Detajet nga operacioni

Një sasi prej 14.3 kg kokainë u kap sot në Portin e Durrësit, por droga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 9 =