Home / Kryesore / Rikthehen reshjet e shiut por rriten temperaturat, ja parashikimi i motit për sot

Rikthehen reshjet e shiut por rriten temperaturat, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë edhe për ditën e sotme pritet që moti të jetë i vranët në të gjithë territorin (edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell).

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Intensiteti mesatar pritet kryesisht në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit.

Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre, dhe zonat luginore era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s. Valëzim i forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8-2.2m.

Temperaturat parashikohen në:

-zonat malore 1°C deri në 10°C

-zonat e ulëta 3°C deri në 16°C

-zonat bregdetare 7°C deri në 16°C.

Check Also

Tirana nesër pa drita, ja në cilat zonat do të ndërpritet energjia për disa orë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar banorët e kryeqytetit se ditën e nesërme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − eleven =