Home / Aktualitet / Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Moti në orët e para të mëngjesit të sotëm do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht në relievet e larta malore në formë shtrëngatash afatshkurtër.

Megjithatë kjo paqëndrueshmëri nuk zgjat shumë dhe pjesa tjetër e ditës parashikohet të ketë mot të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-10m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 15-17m/s.

Për ditën e shtunë parashikohet përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në zonën e verilindjes. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 12-15m/s.

122960984_1043275472778458_2118246191414159326_n.png

Check Also

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për sot

Mbi vendin tonë do të qarkullojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme me aktivitet në mëngjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − 8 =