Home / Aktualitet / Rihapja e kazinove, Erion Braçe: Nuk do lejojmë bastet dhe lojërat e fatit

Rihapja e kazinove, Erion Braçe: Nuk do lejojmë bastet dhe lojërat e fatit

Zëvendëskryeministri Erion Braçe sqaroi vendimin e qeverisë për hapjen e kazinove në zona të caktuara, por jo të basteve dhe lojërave të fatit. Braçe sqaroi për emisionin “Ilva Noë” në “Euroneës Albania” se sipas ligjit, kazinotë do të lejohen në hotele me 5 yje dhe resort-kazinotë, të certifikuara ndërkombëtarisht dhe nën një emër brandi.

“Nuk do të hapen lojërat elektronike të fatit, ato që keni parë poshtë pallateve, buzë rrugëve. Nuk do të hapen bastet sportive. Mbetet në fuqi ndalimi ose ligji që i konsideron të paligjshme lojërat elektronike të fatit, bastet, bingot dhe çdo gjë tjetër”, tha Braçe.

Vendimi i Këshillit të Ministrave ka zbatuar nenin e ligjit ekzistues, që detyron Këshillin e Ministrave të nxjerrë vendim për përcaktimin e zonës, ku do të lejohen kazinotë dhe procedurat.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + two =