Home / Aktualitet / Rihapen me 1 qershor por asgje nuk do të jetë njëlloj/ Njihuni me masat e rrepta anti Covid për çerdhet dhe kopshtet

Rihapen me 1 qershor por asgje nuk do të jetë njëlloj/ Njihuni me masat e rrepta anti Covid për çerdhet dhe kopshtet

Në datë 1 qershor është parashikuar hapja e kopshteve dhe çerdheve të cilët vijojnë që të jenë të mbyllura prej muajit mars për shkak të COVID-it. Por si do të bëhet rihapja? Fëmijët nuk lejohet që ti çojnë gjyshërit, por vetëm njëri nga prindërit, i cili duhet që të qëndrojë jashtë ambienteve, nuk lejohet që të futet brenda. Fëmijën e merr edukatorja. Në momentin e hyrjes dhe daljes fëmijët pastrojnë duart.

Dalja në oborr nuk lejohet, po ashtu edhe bashkimi me grupet e tjera. Çdo grup ka një edukatore dhe nuk lejohet që të ndërrohet. Lodrat e fëmijëve do të dezinfektohen. Ndërrimi i fëmijëve do të bëhet me doreza.

Rregullat per kopshtet dhe çerdhet

-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.

-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit  60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.

-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën  tek personeli i çerdhes.

-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.

-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.

– Cdo ditë fëmijës do i matet temperatura me termometër dixhital

-Dera e institucionit qëndron  e mbyllur  kur fëmijët janë brenda ndersa dritaret hapur per ajrosje.

-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.

-Fëmijët e një grupi do të qëndrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.

-Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.

– Fëmija do të qëndrojnë në distancë nga njër tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmijë)

-Të kryhet dezinfektimi i çdo dhome çdo ditë.

-Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese

-Lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.

-Rekomandohet mos të organizohen festa ditëlindjesh

-Të vendosen postera informuese.

-Të ketë ujë të rrjedhshëm, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve.

-Sanitarët të kenë gjithë kohës maska dhe doreza.

-Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.

-Drejtuesi duhet të pajisë stafin me maska doreza solucione dezifektuese.

-Nëse stafi ka probleme shëndetësorë do njoftohet njësia vendore e kujdesit shëndetësor.

M.C

Check Also

Mali i Zi në 1 Qershor hap kufirin me Shqipërinë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron procedurat

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + twenty =