Home / Aktualitet / Revolta në burgje/ Hyjnë në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta: Ushqimi skandaloz, dhomat me çimka!

Revolta në burgje/ Hyjnë në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta: Ushqimi skandaloz, dhomat me çimka!

Shtohen rastet e të burgosurve në grevë në IEPV-të e vendit.

Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel raportohet se në grevë kanë hyrë edhe 150 të burgosur të 313-ës në Tiranë.

Arsyet e grevës së tyre, siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala janë shtatë.

E para: T;ju lejohen takimet me familjaret, e dyta është mungesa e kushteve higjienike, e treta sjellja e ashpër me kërcënime në ambientet e IEPV-së.

Po ahstu të burgosurit pretendojnë se ushqimi që iu jepet është i njejtë dhe skandaloz. Ata shtojnë si një tjetër arsye faktin se dhomat e tranzitit janë me (çimka) insekte. Arsyeja e shtatë është izolimi që iu bëhet në rast se flasin.

(BalkanWeb)

Check Also

Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës”

Më 23 prill 2018, presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në Presidencë dhe ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + 3 =