Home / Aktualitet / Reshjet e shiut shkaktojnë probleme me energjinë elektrike në jug të vendit

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme me energjinë elektrike në jug të vendit

Situata e reshjeve intensive në jug të vendit ka krijuar probleme me energjinë elektrike në fshatin Derviçan të Gjirokastrës. Burime për Faxweb bëjnë me dije se i gjithë fshati është në errësirë totale për shkak të mungesës së energjisë.

Kujtojmë se reshjet e shiut gjatë 24-orëve të fundit kanë shkaktuar gjithashtu probleme dhe në akset rrugore në jug të vendit.

Në aksin Gjirokastër-Saranndë në afërsi të Syrit Kaltër, pasditen e sotme ka pasur rëshqitje të dheut dhe për momentin rruga po përdoret vetëm me një kalim.

Probleme me rëshqitjen e dherave raportohet të ketë dhe në aksin Gjirokaster-Tepelenë te ‘Shkalla e zezë’.

Sipas IGJEUM në ditët në vijim deri më datë 26 Janar pritet të ketë dhe një intesifikim të reshjeve të shiut, çka mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash në akse të ndryshme të vendit.

Check Also

Rama takon drejtorin e “Pfizer” në Nju Jork

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në zyrat qendrore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =