RENEA ka zhvilluar një operacion blic gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Niklës, ku ka bërë kontrolle në disa banesa të personave me rekorde kriminale.
Burime bëjnë me dije se për disa orë me radhë i gjithë fshati i Niklës ka pasur prani të madhe policore, ndërkohë që nuk dihet ende nëse RENEA e ka përmbushur misionin e këtij operacioni.
Derimë tani nuk raportohet për asnjë person që është vënë në pranga nga ana e Policisë, dhe as për sekuestrimin e ndonjë sasie municioni apo armësh. Në zonën e Niklës qendrojnë disa personazhe të njohur të botës së krimit, të përfshirë dhe të dyshuar për vepra penale, përfshirë edhe vrasjet apo gjobvëniet.