Home / Aktualitet / Rëndohet gjendja e aktorit Guljelm Radoja, përfundon i intubuar te ‘Shefqet Ndroqi’

Rëndohet gjendja e aktorit Guljelm Radoja, përfundon i intubuar te ‘Shefqet Ndroqi’

Aktori i njohur i skenës shqiptare,Gulielm Radoja pas një muaji i shtruar në reaminacionin e spitalit të Durrësit është dërguar në intubim te “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Gjendja shëndetësore e aktorit për shkak të Covid-19 është përkeqësuar dhe mjekët janë detyruar ta zhvendosin në spitalin Covid 2.

Për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar në muajin prill 2021 kolegët e aktorit i bënë thirrje qeverisë për dërgimin e tij jashtë shtetit për trajtim më të specializuar.

Artisti Gulielm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në  vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj.

Guljen Radoja

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + seven =