Home / Aktualitet / Rektori i Universitetit të Tiranës: Nuk ka shtyrje të vitit të ri akademik

Rektori i Universitetit të Tiranës: Nuk ka shtyrje të vitit të ri akademik

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka mbajtur konferencë për vitin e ri akademik që do të nisë të hënën, më 18 tetor.

Hoxha bëri me dije se studentët do të rikthehen në auditore, ndërsa bëri me dije se mbi 50% e studentëve të Universitetit të Tiranës janë vaksinuar.

“Studentët e viteve të para më të vaksinuarit në universitet. Studentët e pa vaksinuar mund të paraqesin testin negativ ose certifikatë që kanë kaluar COVID. I bindemi urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për studentët e vaksinuar.

I jemi drejtuar studentëve me email. E veçanta për studentët është se për shkak se kanë interes më të madh për lëvizjen dhe hyrjen në ambiente dhe studentët e vitit të parë janë thuajse të vaksinuar”, tha Hoxha.

Check Also

Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 3 =