Home / Aktualitet / Rekord i frikshëm/ Mbi 800 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve në vend

Rekord i frikshëm/ Mbi 800 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve në vend

Shqipëria shënon dy rekorde të zeza, për infektimet e reja dhe vdekjet e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i lartë i infektimeve, 836 të tillë. Po ashtu gatë një dite të vetme 15 pacientë të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jetë, numri më i lartë i vdekjeve të shënuara në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

SHIFRAT E PLOTA:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.677 testime, 490 të shëruar, 836 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Kufizoni kontaktet dhe mos qëndroni në asnjë lloj grupimi me më shumë se 10 persona, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.677 testime, prej të cilave 479 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 836 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,

28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë,

15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,

9 raste në Gramsh, 8 raste në Malsi e Madhe, 7 raste në Pukë,

5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,

3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,

1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kaëasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Gjithashtu për të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, Ministria e Shëndetësisë apelon se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (20 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                           836

Të shëruar ne 24 orë                      490

Të shtruar në spitale                       436

Humbje jete në 24 orë                   15

Testime ditore                                      2,677

Testime totale              168,294

Raste pozitive                       31,459

Raste të shëruara                 15,055

Raste Aktive                           15,732

Humbje jete                             672

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   8082

Durrës  1180

Elbasan   742

Fier        1151

Korçë    905

Vlorë     745

Shkodër  866

Lezhë    667

Berat     507

Kukës    317

Dibër     142

Gjirokaster  428

Check Also

Covid-19/ Rusia i ka idetë e qarta, ja kur do ta nis vaksinimin masiv të qytetarëve

Rusia do të fillojë vaksinimin masiv kundër koronavirusit në vitin 2021. Sipas zv/kryeministrit rus, Tatiana …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + 6 =