Home / Sport / Reja: Formacionin e kam vendosur, nuk e kemi luksin të gabojmë

Reja: Formacionin e kam vendosur, nuk e kemi luksin të gabojmë

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës që do të zhvillohet të enjten në orën 20:45.

Tekniku italian u shpreh optimist për këtë përballje, teksa kërkoi përqendrim nga skuadra. I pyetur në lidhje me debutimin e mundshëm të Bajramit, Reja qartësoi se situata është pak e ndërlikuar për sa i përket mesfushorit të Empolit, pasi janë në pritje të një konfirmimi nga FIFA për aktivizimin e tij.

Kundërshtari- Nuk është se nuk kemi patur shumë ditë në dispozicion për këtë ndeshje, ekipin e kam parë ka qenë pak i lodhur këto ditë për shkak të ekipeve që janë aktivizuar, ka pasur dëmtime dhe COVID-19 më parë, por tani është normalizuar sepse tani janë në formë pasi kanë luajtur me skuadrat e tyre, duhet përqendrim dhe fokus gjithashtu. Duam ta nisim aty ku e lamë, duhet të bëjmë kujdes nga Andorra duke parë dhe ndeshjen që kemi kaluar më parë.

Formacioni– Kam një ide të qartë për formacionin që do të hedh në fushë nesër. Kemi dhe një stërvitje të fundit, të shikojmë si do të shkojnë gjëra. Nuk kam ndërmend të bëj eksperimente.

Do të mbështetem te lojtarët që kam besim. Në ndeshjet e tjera do të kem mundësi të bëj ndryshime dhe të përdor lojtarë të tjerë. Kam një grup prej 30 e ca lojtarëve që janë në qarkullim, nuk mund ti grumbulloj të gjithë. Formacionin e kam vendosur. Kam bërë vetëm 1 seancë të plotë stërvitore. Besoj se kemi punuar mirë. Shpresoj që të gjejmë një zgjidhje sa më të mirë me lojtarët që kemi.

Objektivi– Nuk mund të bëjmë parashikime për objektivin që ka Shqipëria, por duhet ndryshim mentaliteti. Ekipi duhet të ketë ekuilibër, sigurisht kemi kohë pa u parë, në kombëtare nuk mund të gabosh pasi duhet të mbash presionin lart, ndryshe nga klubet që kanë ende kohë për të rikuperuar për gabimet e lojtarëve.

Check Also

UEFA merr vendimin të premten, klubet “rebele” drejt përjashtimit

Vazhdon ende përplasja me përmasa të mëdha në futboll. Tashmë në çështje janë përfshirë edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 20 =