Home / Bota / Refuzoi të përdorte maskën, i riu qëllon me armë policinë

Refuzoi të përdorte maskën, i riu qëllon me armë policinë

Një 35-vjeçar ka tronditur me veprimin e tij pasi iu tha të vinte maskën si pjesë e rregullave anti-Covid.

Kur një nëpunës dyqani cigaresh i tha Adam Zaborowski se duhej të vishte një maskë në dyqan, 35-vjeçari refuzoi ta bënte diçka të tillë dhe doli pa paguar cigaren e tij duke qëlluar me armë një herë në ajër dhe dy herë tek një nëpunës që e ndeshi jashtë.

Ndërkohë të nesërmen në afërsi të shtëpisë së tij, Zaborowski dyshohet se ka qëlluar me AK-47 kundër shtatë oficerëve të policisë.

Oficerët ishin përpjekur të kapnin Zaborowski pasi kishte një urdhër për arrestimin e tij për vrasje të mbetur në tentativë, pas incidentit në një dyqan cigaresh në Town Bethlehem, një ditë më parë. Megjithatë policët kanë arritur ta neutralizojnë duke e qëlluar dy herë, por pa i marrë jetën.

Check Also

Shqiperia e shoqerise distopike

Shaban MURATI- Shqipëria është bërë një shoqëri distopike. Peshqit e mëdhej, që janë në postet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − ten =