Home / Aktualitet / Refuzoi “paktin” me Malavitën, a është ky shkaku i “shkarkimit” të Dritan Lelit nga Rama

Refuzoi “paktin” me Malavitën, a është ky shkaku i “shkarkimit” të Dritan Lelit nga Rama

Largimi kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, nga Partia Socialiste nuk është një ngjarje e papritur, sidomos për qytetarët vlonjatë dhe aq më tepër për bashkëpunëtorët e tij të afërt.

Thyerja ndërmjet Lelit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, u konstua hapur kur krye-rilindasi u mendua shumë për ta rikandiduar për postin e kryetarit të Bashkisë në Vlorë, në votimet mono-partiake të qershorit 2019.

Krisja e madhe mes Ramës e Lelit, ka nisur në 2017, në kohën kur kryeministri kërkonte me çdo kusht e mjet një mandat të dytë, atë që vetë e quajti “të tepsisë”.

Leli, me profesion mjek dhe me prejardhje nga një familje tradicionale qytetare vlonjate, u thirr nga Edi Rama për të drejtuar Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e vitit 2015.

Ai fitoi dhe nisi të drejtonte bashkinë me një frymë sa më gjithëpërfshirëse.

Por, siç shprehen njerëz pranë tij, në vitin 2017 ai u vendos para një zgjedhje të vështirë-për të pranuar ose jo bashkëpunimin me elementë kriminalë, të cilët do të siguronin vota për Partinë Socialiste.

Dritan Leli refuzoi këtë bashkëpunim okult, madje u përball edhe me presione nga grupe kriminale që vinin nga Durrësi dhe kërkonin përfitime të pronave publike në Vlorë.

Anëtarë të këtyre grupeve kriminale, një pjesë e të cilëve tashmë janë të arrestuar, përballë refuzimit të “paktit” nga Dritan Leli, angazhuar edhe elementë me pushtet politik nga Durrësi, për të bindur kryebashkiakun e Vlorës që të tregohej më “tolerant” ndaj kërkesave të tyre.

Terrenet publike në krah të Lungo-mares u shndërruan në objektiv kryesor të grupeve kriminale, të cilat synonin të krijonin të ardhura nëpërmjet shfrytëzimit të tyre. Por, u duhej një firmë nga Dritan Leli.

Kryebashkiaku i Vlorës nuk e dha kurrë atë firmë dhe prej atij momenti, Leli humbi mbështetjen e shumë “peshave të rënda”, nga ata që mendohet se mund të kenë një lloj ndikimi mbi Edi Ramën.

Dritan Leli e dinte që kjo sjellje refuzuese e tij ndaj elementëve kriminalë, do të thoshte “kosto politike”. Këtë e ka thënë në rrethe të ngushta, por edhe në vende disi më të hapura, ku fjala e shprehur prej tij mund të mbërrinte edhe në veshët e Edi Ramës.

Dhe, nuk pati asnjë “surprizë”. Fillimisht, Dritan Leli mori një kandidim “me gjysëm zëri” në votimet lokale mono-partiake të vitit 2019.

Por, tashmë gjithçka kishte marrë rrugën e tersit për Lelin. Kryeministri Edi Rama vendosi ta dublojë me Afrim Qendron, një ish-zyrtar i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar publikisht për përfshirje në skandale tenderash, i cili merr postin e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës.

Vijmë tek zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Edi Rama e mendoi si momentin më të mirë për të larguar kokëçarjet e krijuara nga “Leli-parimor”.

I kërkon që të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë për t’u regjistruar si “numëror topi”, diku nga pjesa e fundit e listës së kandidatëve për deputet në Qarkun e Vlorës, pa asnjë shans për të qenë pas 25 Prillit në një ulëse të Parlamentit.

Leli refuzoi dhe Edi Rama bëri atë që di të bëjë më mirë me ata që e kundërshtojnë-e nxori Dritan Lelin përfundimisht nga loja politike e Partisë Socialiste.

Dritan Leli e ka të qartë që rruga e tij politike me ‘Rilindjen” mbyllet këtu. Ai duhet vetëm të shpresojë që Rama të mos i rezervojë të njëjtin fat si paraardhësit të tij, Shpëtim Gjika.

Vlonjatët e dinë mirë se ku përfundoi Gjika dhe nuk do të habiteshin që Edi Rama të vërsulë SPAK-un kundër doktor Lelit.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 9 =