Home / Kryesore / Reforma zgjedhore, PS kërkon mbledhjen e Këshillit Politik ditën e hënë

Reforma zgjedhore, PS kërkon mbledhjen e Këshillit Politik ditën e hënë

Partia Socialiste kërkon që Këshilli Politik të mblidhet të hënën për të diskutuar mbi çështjet e lëna pezull lidhur me reformën zgjedhore.

Përmes një e-mail dërguar anëtarëve të Këshillit Politik, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri kujton se të hënën është përcaktuar mbledhja e Komisionit te Ligjeve, ku do të ngrejë një grup pune për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor dhe propozon që Këshilli Politik të mblidhet në orën 18:00.

Z. Gjknuri ndalet tek çështja e hapjen e listave të kandidatëve, të cilat sic shprehet i japin të drejtën qytetarëve për të votuar përveç subjektit politik edhe për kandidatin e tyre të preferuar.

“Pas hyrjes së tyre në fuqi, Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese.

Ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar  mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Në frymën e dialogut të konsoliduar mes palëve në tryezën e Këshillit Politik, me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjerë në këtë proces, propozoj thirrjen e tryezës së Këshillit Politik ditën e Hënë, datë 14 Shtator, ora 18:00 ”, shprehet z. Gjiknuri.

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − thirteen =