Home / Kulture / Redaktori dhe ” zoti tekst”

Redaktori dhe ” zoti tekst”

Balil GJINI –

Ç’janë redaktorët e shtëpive botuese dhe deri ku mund të shkojnë kompetencat e tyre? Mos vallë edhe ata i kemi reminishencë nga koha e diktaturës, kohë kur duhej të kontrollohej gjithçka? E si mund t’i dijë një redaktor misteret me të cilin e ka mveshur tekstin letrar autori? Mos vallë shtëpia botuese ka nevojë thjesht për një korrektor letrar dhe… vetëm kaq.

Ja ç’më ndodhi: ka tre muaj që një librin tim e çova tek një shtëpi botuese. Redaktorja i kishte hyrë tekstit letrar sikur të ishte në bahçenë e saj: fjalët, ose i shkulte me gjithë rrënjë, ose iu këpuste lulesat. Disa i kishte shënuar me të kuqe, disa s’i kishte shënuar fare.Ja një shembull: në tekstin tim është dominuese fjala dade (dadja) që në jug i thonë gjyshes. Redaktorja e kishte zëvendësuar këtë me fjalën dada, që në Shqipërinë e mesme i thonë motrës së madhe. Ose : në tekstin tim përdoret dy-tri herë fjala “gomaradhe”, fjalë që shënjon një pirg me gurë, pa lloj kuptimi, disi kaba e angllëç, pra që duken nga larg me pamjen e një gomari. Redaktorja e kishte zëvendësuar atë me fjalën “pirg”, a thua s’e njihja këtë fjalë. S’po përmendim këtu fraza të tëra të zevëndësuara ne të tjera, të tjera me nga një pikëpyetje tek koka, etj.

E gjitha kjo m’u duk skandaloze. Bisedova disa herë me drejtorin e shtëpisë botuese, por ai më fliste për marrëdhënie mirëkuptimi, për të pasur respekt për punën e tjetrit. Punën e tjetrit? Po këtu s’jemi në arat e kooperativës bujqësore, mor zotëri! Teksti letrar është i shënjtë dhe jo më kot Paul Valeri e thërriste tekstin me ndjashtimin e lartë: Zoti tekst.

S’më mbetej tjetër veçse ta tërhiqja librin. Dhe ashtu bëra.

Check Also

Murali i punuar nga artisti Franko Dine, në godinën e Qytetit Studenti

UN Women, zyra e OKB për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave në Shqipëri ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + 16 =