Home / Uncategorized / Reagon Vuçiç: Deklarata ime ishte e saktë dhe e qartë

Reagon Vuçiç: Deklarata ime ishte e saktë dhe e qartë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas sulmeve që i kanë ardhur nga Tirana dhe Prishtinë pas një qëndrimi të tij për “konfliktin e ngrirë” Kosovë-Serbi.

“Ata kanë problemet e tyre të brendshme. Deklarata ime ishte e saktë dhe e qartë, unë po flisja për nevojën për të shmangur një politikë të konfliktit të ngrirë dhe që një konflikt i ngrirë mund të çojë në një konflikt në të ardhmen, gjë që askush nuk do të dëshironte të ndodhte”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se “Disa më sulmuan për tradhti këtu në Beograd. Ata që nuk duan të dëgjojnë atë që po them, nuk mund t’i ndihmoj”, shtoi ai duke deklaruar se se politika e paqes është e rëndësishme për Serbinë.

“Është e rëndësishme për mua që të ruajë paqen dhe kjo do të jetë politika e Serbisë,” deklaroi Vuçiç. Një ditë më parë, ai tha se nëse konflikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhet po mbetet i ngrirë për një kohë të gjatë, ai do të majiset siç ndodhi në Nagorni-Karabak.

Pas kësaj deklarate, kanë reaguar Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Avdulla Hoti, ish-kryeministrat Sali Berisha e Pandeli Majko, që e cilësuan si “shpallje lufte”.

Check Also

E rëndë në Elbasan/ Gruaja bie në pus, dyshime se ka humbur jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatrat e Elbasanit. Mësohet se një grua ka rënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 13 =