Home / Aktualitet / Reagon për herë të parë Meta pas shkarkimit, ironia ‘therëse’ me deklaratën e Jenisherit

Reagon për herë të parë Meta pas shkarkimit, ironia ‘therëse’ me deklaratën e Jenisherit

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për herë të parë në lidhje vendimin e parlamentit pro shkarkimit të tij. Meta ka zgjedhur një reagim me nota ironike, ku ka shpërndarë fjalimin e çoroditur të deputetit Selami Jenisherit të mbajtur nga foltorja e parlamentit, në të cilin deklaroi se ai dhe partia e tij do i dali zotë nipërve dhe mbesave pensionistë të këtij vendi me shkarkimin e Presidentit.

Postimi i plotë i Ilir Metës: Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!

Fjalimi i Selami Jenisherit:

Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjyzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasyr pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat.

Check Also

Korrupsion, trafik droge dhe ngacmim seksual/ 29 efektivë të policisë nën akuzë për vitin 2021

29 raste të procedimeve ose arrestimeve të punonjësve të Policisë, përfshirë atyre të rëndit, SHÇBA-së, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 2 =