Home / Aktualitet / Reagon Haki Abazi ndaj deklaratave të Edi Ramës: “Varfëria e shqiptarëve s’është sajesë, nuk e kuptoj injorancën e tij”

Reagon Haki Abazi ndaj deklaratave të Edi Ramës: “Varfëria e shqiptarëve s’është sajesë, nuk e kuptoj injorancën e tij”

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka folur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se është ndjerë i lënduar nga deklaratat e anëtarëve të VV-së për rrëzimin e teatrit kombëtar në Tiranë.

Rama po ashtu, tha dje në një emision televizivë në Kosovë se deklaratat për shembjen e teatrit për interes të oligarkëve, kanë qenë më të rëndat.

Pas prononcimeve të Ramës, reagoi Abazi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se nuk e kupton fyerjen e Kryeministrit Rama.

‘’Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama,” ka thënë Abazi.

Ndërkaq, Rama më herët në Pressing ka thënë se nuk e njeh Haki Abazin, por se reagimi i tij është shumë i ulët.

Shkrimi i plotë i Abazit:

Të thuhet se Shqipëria nuk ka oligark është njësoj si të thuhet që Shqipëria nuk ka det. Nuk e kuptoj fyerjen dhe injorancën e Kryeministrit Rama.

Realiteti nuk është sajesë ashtu siç nuk është sajesë varfëria e shqiptarëve, ashtu siç nuk është sajesë fakt që me qindra e mijëra shqiptarë kanë ikur nga kjo politikë e injorancës dhe përbuzjes.

Veriu i Kosovës në gjendjen e keqe është qe nga 1999 dhe përkundrazi është hera e parë që ne kemi vepruar edhe në veri edhe në Luginë.

Rama poashtu tha se nuk ka te arrestuar, por e verteta është se ka njerez të arrestuar- e vërteta nuk ngulfatet nga patronizimi dhe injoranca e as me ekonomizimin me të vërtetën po as me ngjyrat që shkarravisin mbi të zezat.

K.GJ

Check Also

“Ne do të mbrojmë liderët botërorë që vijnë këtu”, Samiti i G7-ës do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë

“Samiti i liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara në botë do të zhvillohet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 8 =